Berisha: Në emër të popullit, na izoluan, varfëruan e çnjerëzuan

Aktuale

Berisha: Në emër të popullit, na izoluan, varfëruan e çnjerëzuan

Nga: Z.B. Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:22
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se, duke i lexuar reagimet e disa politikanëve, të Kosovës, në kontekstin e mobilizimit të botës perëndimore rreth vlerave të saj identitare, do t’i përshtatej fjalia, me të këqinjë se antihumanistët janë këta humanistë, përcjell “Bota sot”.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, Në emër të popullit, atëherë na izoluan, varfëruan e çnjerëzuan, të njëjtën ‘parullë’ bolshevike po provojnë ta serojnë edhe tash.

Postimi i plotë:

Ata që e mbajnë me periudhën e rënies së Murit të Berlinit, e bashkë me të edhe të sistemit barbar të komunizmit, e dine ikonën e asaj lufte të gjatë, Vaslav Havelin.
Duke parë ‘transformimin’ e shpejtë të njerëzve të ish sistemit, na la fjalinë e famshme: “me të këqinjë se komunistet janë antikomunistet.”

Duke parë e lexuar reagimet e disa ( jo vetëm) politikaneve tonë, në kontekstin e mobilizimit të botës perëndimore rreth vlerave të saj identitare, do t’i përshtatej fjalia: me të këqinjë se antihumanistët janë këta humaniste.
Edhe atëherë, edhe sot, është e njëjta logjike, izolimi i kombit shqiptar.
Në emër të popullit, atëherë na izoluan, varfëruan e çnjerëzuan, të njëjtën ‘parullë’ bolshevike po provojnë ta servojnë edhe tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat