Tatimi në tokë nis nga ky vit, gjoba për ata që nuk do të paguajnë - Bota Sot
Tatimi në tokë nis nga ky vit, gjoba për ata që nuk do të paguajnë

Aktuale

Tatimi në tokë nis nga ky vit, gjoba për ata që nuk do të paguajnë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 08:00
Ilustrim

Fatura juaj e tatimit në pronë nga ky vit do të përfshijë edhe tatimin në parcela, i cili për të evituar rritje të larta të papritura të tatimit, tatimi në tokë do të implementohet gradualisht përgjatë katër viteve.

Sipas depertamentit të tatimit në pronë, i cili është në kuadër të Ministrisë së Financave, tatimi në tokë do të implementimet nga ky vit për parcela në kategoritë e pronës pyjore, rezidenciale, komerciale dhe industriale.

“Për parcela bujqësore, tatimi në toke do të implementimet më 2020. Toka e kultivuar bujqësore do të lirohet nga tatimi në pronë. Tatimi do të jetë i bazuar në vlerën e vlerësuar të parcelave. Vlera e vlerësuar reflekton vlerën e tregut dhe ajo përcaktohet përmes një vlerësimi zyrtar gjithështetëror. Tatimi në tokë do të implementohet gradualisht, në mënyrë që të shmangen rritjet e papritura të mëdha të tatimit për t’u paguar. Kjo do të bëhet përmes një zbritje e përgjithshme gjatë përcaktimit të vlerës së taksueshme. Normat tatimore përcaktohen nga Asambleja komunale. Faturat e tatimit në pronë për parcela do të lëshohen nga viti 2019. Nëse jeni përgjegjës për të paguar tatimin në pronë për objekte, fatura juaj do të mbuloj edhe tokën edhe objektet. Fatura do të dërgohet parimisht në adresën e tatimpaguesit, jo në adresën e pronës sikur më herët. Nëse nuk e keni pranuar faturën tuaj, atë gjithmon ë mund ta merrni në shërbimin tonë elektronik ose në komunë”, thuhet në njoftimin e këtij depertamenti.

Depertamenti i tatimit në pronë thotë se është e rëndësishme që të merrni faturën tuaj sa më shpejt që është e mundur sepse gjobat dhe interesi do të aplikohen në të gjitha rastet e vonesës për pagesë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...