Zgjedhja e drejtorit të ri, LDK thërret Bordin e RTK-së për raportim para komisionit - Bota Sot
Zgjedhja e drejtorit të ri, LDK thërret Bordin e RTK-së për raportim para komisionit

Aktuale

Zgjedhja e drejtorit të ri, LDK thërret Bordin e RTK-së për raportim para komisionit

Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:23
Arban Abrashi

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar sot lidhur me vendimin e publikuar sot nga RTK për përzgjedhjen e kandidatit për drejtor Ngadhënjim Kastrati, dhe për këtë ka paralajmëruar se do të thërrasë në raportim bordin përkatës të RTK-së.

Në një konferencë për media, deputeti i LDK-s, njëherësh  anëtar i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Arban Abrashi ka shprehur shqetësimet e subjektit të tij lidhur me përzgjedhjen e Kastratit në krye të RTK-së.

Abrashi: Komisioni të thërrasë bordin e RTK-së për raportim

“Kemi parë reagimet edhe nga subjektet e tjera. Grupet e ekspertëve të LDK-së kanë shprehur shqetësimet te ne lidhur me ligjshmërinë e procesit të përzgjedhjes së drejtorit të RTK-së. Normal që nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punën e institucioneve të pavarura, por ajo çka mund të themi është se ne do të kërkojmë nga komisioni përkatës që të thërrasë bordin përkatës në mënyrë që të raportojë për mënyrën e përzgjedhjes, për procedurat e ndjekura për drejtor të RTK-s”, tha ai.

Ai tha se Bordi i RTK-së duhet të raportojë para  Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, e më pas si subjekt politik do të dalin me masat tjera.

Abrashi: Bordi i RTK-së do të vijë në komision

“Ata do të vijnë në komision, do të tregojnë të gjitha procedurat dhe ligjshmërinë e procesit të përzgjedhjes të drejtorit të RTK-së dhe mandej do të dalim me hapat dhe masat tjera”, tha ai.

Ndryshe, lidhur me përzgjedhjen e Ngadhnjim Kastratit si drejtor të RTK-së, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i këtij subjekti, Valon Ramadani ka shkruar sot se vendimi i publikuar  nga RTK-ja për përzgjedhjen e kandidatit për drejtor Ngadhnjim Kastrati, është i paligjshëm dhe i pavlefshëm.

LDK reagon ndaj përzgjedhjes së drejtorit të ri të RTK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar sot lidhur me vendimin e publikuar sot nga RTK për përzgjedhjen e kandidatit për drejtor Ngadhënjim Kastrati, dhe për këtë ka paralajmëruar se do të thërrasë në raportim bordin përkatës të RTK-së.

Në një konferencë për media, deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka shprehur shqetësimet e subjektit të tij lidhur me përzgjedhjen e Kastratit në krye të RTK-së.

"Kemi parë reagimet edhe nga subjektet e tjera. Grupet e ekspertëve të LDK-së kanë shprehur shqetësimet te ne lidhur me ligjshmërinë e përzgjedhjes së drejtorit të LDK-së. Ne nuk duam të ndërhyjmë në punën e institucioneve, por do të kërkojmë nga komisioni që të thërrasë bordin përkatës për të treguar procedurat dhe ligjshmërinë dhe pastaj do të dalim me hapat e mëtutjeshëm", tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...