Protestohet për pakënaqësitë në përzgjedhjen e kandidatëve për rekrutë të FSK-së

Aktuale

Protestohet për pakënaqësitë në përzgjedhjen e kandidatëve për rekrutë të FSK-së

Më: 25 prill 2019 Në ora: 12:50
Protesta

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë aktualisht është duke u mbajtur një protestë në shenjë pakënaqësie për rrjedhën e konkurseve për vend pune në institucionet publike me theks të veçantë në atë për rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ata pretendojnë se u është bërë e padrejtë me përzgjedhjen e kandidatëve për rekrutë të Forcës, në konkursin e fundit, në të cilin ata nuk u pranuan.

“Ëndrrat tona po shkatërrohen”,” Duam Barazi, Drejtësi, Liri” e “Stop Nepotizmit”, janë vetëm disa nga pankartat që protestuesit po i mbajnë në duar.

Ata këtë pakënaqësi do ta shprehin edhe me anë të një marshi që do ta zhvillojnë nga sheshi “Skënderbeu” deri tek Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat