Haradinaj flet për protestat, fton LVV-në të shterojë të gjitha rrugët institucionale

Aktuale

Haradinaj flet për protestat, fton LVV-në të shterojë të gjitha rrugët institucionale

Nga: Z.B Më: 25 prill 2019 Në ora: 20:12
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar, ngase, siç ka shkruar ai, protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike, përcjell “Bota sot”.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj ka theksuar në rrjetin social se, “Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare”.

Postimi i plotë:

Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar. Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike. Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj. Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat