Haradinaj: Për taksën isha i vetëm, më shumë se Vuçiqi, presion më bënin Rama e Thaçi

Aktuale

Haradinaj: Për taksën isha i vetëm, më shumë se Vuçiqi, presion më bënin Rama e Thaçi

Nga: K.M Më: 30 prill 2019 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Në një intervistë për T7, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e ka komentuar takimin e djeshëm në samitin e Berlinit, në të cilin sipas Haradinajt dialogu ka marrë një kahje tjetër nga ajo që i kishte thënë Mogherini dhe se është optimist për zhvillime pozitive, tash që Franca e Gjermania kanë marrë rrol të rëndësishëm në këtë qështje.

Haradinaj ka thënë se kur është diskutuar për taksën 100%, presionin më të madhë e ka pasur nga Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Rama, se sa nga vetë Vuçiqi.

“Realisht ata insistoni direkt, në mënyrë të pa ndalshme, në gjuhë të cilën e kuptonin edhe Merkel dhe Macron, duke thënë se ky është një rast i mirë, kjo është një mundësi e mirë. Duke ta heqim që ti hapim rrugë një marrëveshje të mundshme, pra këto kanë qenë në një farë forme ato insistimet e tyre, që në fakt ka qenë presion më i madhë se sa ai i Vuçiqit”, ka thënë Haradinaj.

Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj ka thënë se ka vazhduar të mbroj fuqishëm taksën, e cila ka thënë se ka ardhë si rezultat i diskriminimit të Serbisë karshi Kosovës në forma më të ndryshme, madje duke e cënuar edhe jo rrallë integritetin e vendit si dhe sigurinë nacionale.

“Kemi thënë edhe në të kaluarën se nëse delegacioni i Serbisë e konfirmon një marrëveshje, shkojmë për ta nënshkru, ne mund ta suspendojm për disa ditë, por jo kështu siq po pretendohet, që pastaj të abuzohet me atë që ne ofrojmë”, ka shtuar kryeministri.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat