Thaçi për masakrën e Studimes: Kosova nuk do të rresht asnjëherë së kërkuari drejtësi

Aktuale

Thaçi për masakrën e Studimes: Kosova nuk do të rresht asnjëherë së kërkuari drejtësi

Nga: A.SH Më: 2 maj 2019 Në ora: 14:44
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 20 vjetroin e masakrës së Studimes në Vushtrri.

Ai përmes facebook ka shkruar se, Kosova dhe institucionet e saj nuk do të rreshtin asnjëherë së kërkuari drejtësi për bashkëqytetarët tanë të vrarë, të masakruar dhe të pagjetur!

“Para 20 vjetëve, në Studime të Vushtrrisë nga policia dhe ushtria serbe u vranë dhe u masakruan 117 civilë të pafajshëm, burra, gra, djem dhe vajza. Me nderimet më të larta shtetërore përherë do t’i kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që ranë për liri dhe pavarësi. Kosova dhe institucionet e saj nuk do të rreshtin asnjëherë së kërkuari drejtësi për bashkëqytetarët tanë të vrarë, të masakruar dhe të pagjetur”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat