Veseli propozon kthimin e Stacionit të Trenit të Prishtinës në Muzeun e Dëbimit

Aktuale

Veseli propozon kthimin e Stacionit të Trenit të Prishtinës në Muzeun e Dëbimit

Nga: Z.B Më: 15 maj 2019 Në ora: 15:05
Foto

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se ka propozuar kthimin e Stacionit të Trenit të Prishtinës në Muzeun e Dëbimit, ngase siç thotë ai, ky Muze do të shërbejë për të luftuar amnezinë kolektive apo për t’iu kundërpërgjigjur orvatjeve serbe që duan të shtrembërojnë historinë duke demonstruar në mënyrë të pakontestueshme pastrimin etnik të bërë ndaj shqiptarëve, përcjell “Bota sot”.

Veseli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Muzeu i Dëbimit në këtë vend-ngjarje është emblematik jo vetëm sepse prek drejtpërdrejt përjetimin përsonal të dëbimit me trena të dhjetëra mijëra qytetarëve por edhe sepse i tregon botës mbarë më qartë kujtimin e shpërnguljes më të madhe të dhunshme në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Postimi i plotë:

Në kuadër të përpjekjeve tona për Drejtësi Tranzicionale dhe për të vënë përpara përgjegjësisë shkaktarët e krimeve të rënda të bëra në Kosovë, sot kam propozuar kthimin e Stacionit të Trenit të Prishtinës në Muzeun e Dëbimit. Ky Muze do të shërbejë për të luftuar amnezinë kolektive apo për t’iu kundërpërgjigjur orvatjeve serbe që duan të shtrembërojnë historinë duke demonstruar në mënyrë të pakontestueshme pastrimin etnik të bërë ndaj shqiptarëve nëpërmjet dëbimit të dhunshëm. Muzeu i Dëbimit në këtë vend-ngjarje është emblematik jo vetëm sepse prek drejtpërdrejt përjetimin përsonal të dëbimit me trena të dhjetëra mijëra qytetarëve por edhe sepse i tregon botës mbarë më qartë kujtimin e shpërnguljes më të madhe të dhunshme në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Muzeu do të ofrojë dëshmi e përkujtim jo vetëm të shpërnguljes së dhunshme të Luftës së Kosovës por për të gjitha shpërnguljet historike të popullit tonë të Nishit në vitet 1877-78, për të vazhduar me dëbimet pas pushtimit të Kosovës në 1912, ato të pseudo reformës agrare e për të përfunduar tek dëbimi masiv i Luftës së Kosovës.
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat