Besian Mustafa i reagon kryetarit të PDK-së: Jo Kadri, kjo më së shumti i kushton Kosovës

Aktuale

Besian Mustafa i reagon kryetarit të PDK-së: Jo Kadri, kjo më së shumti i kushton Kosovës

Nga: N.H Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:03
Besian Mustafa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se deputetja e partisë së tij, Flora Brovina ka gabuar me fotografinë që e ka paraqitur dje, por që këtë e ka bërë pa dashje.

Sipas Veselit, Flora Brovina nuk duhet të linçohet, por duhet parë pasojat e gjenocidit serb. Veseli, në një konferencë me gazetarë, ka thënë se nuk ka forcë që mund të ndalë formimin e Tribunalit për krimet e Serbisë në Kosovë.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa. Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “skandali” me fotografinë e publikuar nga Flora Brovina i kushton Kosovës.

“Jo Kadri, kjo më së shumti i kushton Kosovës, qytetarëve të saj dhe imazhit tonë. Këtu është e rëndësishme Kosova e jo partitë politike, si PDK, të cilat shkojnë e vijnë”, ka shkruar mes tjerash Besian Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat