Flet këshilltari i Pacollit, zbulon arsyen pse iu refuzua Gjuriqit vizita në Kosovë - Bota Sot
Flet këshilltari i Pacollit, zbulon arsyen pse iu refuzua Gjuriqit vizita në Kosovë

Aktuale

Flet këshilltari i Pacollit, zbulon arsyen pse iu refuzua Gjuriqit vizita në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:39
Marko Gjuriq

Këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka folur pas vendimit për ndalim hyrje në Kosovë të Marko Gjuriqit, shef i Zyrës për Kosovë në Serbi.

Zyberaj ka thënë se kërkesa e prezantuar nga Gjuriq për hyrje në Kosovë, është paraqitur në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit për vizita zyrtare gjatë një fundjave dhe jo gjatë orarit të punës, përcjell Bota sot.

Ai e ka quajtur këtë provokim, teksa i ka bërë thirrje Serbisë “të mos i bëjë presion komuniteteve në veri dhe të ndalojë frikësimin dhe kërcnimin e të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga regjimi në Beograd”.

Reagimi i plotë i Zyberajt:

Ne nuk e kemi pranuar kërkesën e z. Marko Gjuriç për të vizituar Kosovën pasi që është paraqitur në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit për vizita zyrtare gjatë një fundjave dhe jo gjate orarit të punës.

Kosova respekton plotësisht marrëveshjen e Brukselit dhe nuk do të pranojë provokime nga Beogradi dhe shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve.

Në të njëjtën kohë unë i bëj thirrje Serbisë të mos i bëjë presion komuniteteve në veri dhe të ndalojë frikësimin dhe kërcnimin e të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga regjimi në Beograd.

Zgjedhjet e së nesërmes janë një mundësi sidomos për komunitetin serb për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre demokratikë që me të vërtetë kujdesen për nevojat e popullatës lokale dhe nuk i shërbejnë bandave të veriut dhe Beogradit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...