Ahmeti: Do të luftoj me mish e shpirt që Qeveria të mos rrëzohet me Listën Serbe

Aktuale

Ahmeti: Do të luftoj me mish e shpirt që Qeveria të mos rrëzohet me Listën Serbe

Më: 21 maj 2019 Në ora: 22:26
Shpend Ahmeti

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se për partinë e tij do të ishte më mirë sikur të kishin edhe gjashtë muaj të tjerë sesa të shkonin tash në zgjedhje.

Por megjithë këtë Ahmeti ka thënë ata janë të gatshëm që të ulen dhe të bisedojnë me LDK-në dhe Vetëvendosjen për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

“Të shohim a e kanë përnjëmend”, ka thënë Ahmeti për thirrjen e Isa Mustafës së LDK-së për dakordim për thirrjen e një mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë së cilës i është përgjigjur edhe Vetëvendosje.

Por Sipas Ahmetit në rrëzimin e Qeverisë hisedare nuk duhet të jetë Lista Serbe.

“Unë jo, nuk jam për [rrëzimin e Qeverisë me Listën Serbe]. Jam kryetar i PSD-së, nuk jemi subjekt autokratik ku vendos kryetari, por unë do të luftojë më mish e shpirt që me Listën Serbe mos ta rrëzojmë Qeverinë në këtë situatë”.

“LDK duhet të garantojë që krejt deputetët e saj do të votojnë për, pasi që te Vetëvendosje ka njëfarë uniformiteti kur vendosin të votojnë”, njofton Klan Kosova.

“Duhet një marrëveshje për vijat e kuqe. S’po flasim për koalicion qeverisës por për vijat e kuqe. Nëse e rrëzojmë këtë Qeveri për t’ia ndryshuar partnerin PDK-së nuk kemi bërë asgjë. Do të ishte tmerr sikur të kishte një koalicion PDK-LDK. Do të duhej të kishte zotim publik, koston duhet ta paguajë dikush nëse e bën këtë. Vija e kuqe është PDK për ne si PSD. Jemi të gatshëm të diskutojmë por duhet t’i kemi pikat programore”.

Sipas Ahmetit në të gjitha qeverisjet e pasluftës ka pasur kriminalitet.

“Nuk është detyrë e imja që ta hetojë dikë. Kriminalitet a ka e vërteton prokuroria – një prokurori e pavarur. Qytetarët kanë nevojë për diskutime që ka shpresë për këtë vend. Si politikë kemi dështuar si qeveri dhe opozitë”. Kryetari i PSD-së, ka pohuar se sa ka qenë në Vetëvendosje, e kanë ngarkuar me detyrën që të dalë nëpër konferenca për të zbutur balancin në opinion për shkak të gjuhës së tij jo të ashpër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat