Letër publike për Kadri Veselin, Xhavit Halitin dhe Hajdar Beqën

Aktuale

Letër publike për Kadri Veselin, Xhavit Halitin dhe Hajdar Beqën

Nga: N.H Më: 26 maj 2019 Në ora: 23:03
Kadri Veseli, Hajdar Beqa dhe Xhavit Haliti

Veprimtari Fatmir Bajraj përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot”, i është drejtuar Kadri Veselit, Xhavit Halitit dhe Hajdar Beqës.

Bajraj përmes kësaj letre mes tjerash ka kërkuar edhe lirimin e pozitave të cilat i mbajnë këta tre persona, përcjell "Bota sot".

Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:

Juve të tre & Co ; pushtetarë & shtetarë-zuzarë të Republikës së krimit, alias Republikës së Kosovës martire të cilën e uzurpuat dhe i vuat prangat,

- Juve të tre & CO, dhe rrjeti i juaj kriminal n'Republikën "banane" të Kosovës, pas publikimit të skandalit të videove, inqizimeve dhe faktëve të plasuara n'media për fajdet, detyrimin dhe aferat kriminalo-korruptive n'dëm të bizneseve dhe investitorëve akcionar në Republikën e Kosovës,

- Juve të tre & CO ; abuzues, keqpërdorues dhe mashtrues & kriminel ordinerë të pushtetit tuaj t'pamerituar dhe n'dëm të interesit, nacional-shtetëror të Republikës së Kosvës,

- Juve të tre & CO, dhe banda e juaj mafio-kriminale n'PDK, n'kapje të shtetit, të cilët : vodhët & vjelët fajde e haraq, mito e detyrime t'paligjshme dhe n'dëm të interesit publik-qytetarë dhe për intersa tuaja personale ; t'pervetësimit e t'mashtrimit të investitorëve potencoal,

- Juve të tre & CO, dha banda e juaj, PDK-ja n'kapje dhe ngulfatje të shtetit dhe imazhit të saj nderkombëtar,

- Juve të tre & CO, pushtetarë-zuzarë të Republikës së "Burdushit", siq e quan dosti i juaj, i paftyri Milaim Zeka :

Kerkesë publike-ultimative :

Ikni !

Lironi postët publike,

Jepni dorëhqje t'parevokueshme dhe

Largohuni nga drejtimi dhe mbajtja e posteve në Institucionët e vendit...!

Hapni rrugë proceseve juridike :

Organëve të ndjekjës,

Organit të akuzës, dhe

Gjyqësorit...!

 

Ky është sherbimi minimal n'këtë mal të kqijashë që i shkaktuat vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës,

- Bëjëni këtë dhe bëjëni tani, për hirë të gajkut të deshmorëve dhe kontributin e brezave për lirinë që Ne gëzojmë,

- Bëjëni këtë, dhe bëjeni menjëherë, për hirë të ardhmerisë së brezave dhe detyrimin që kemi...!

 

T'sotmën e vendit dhe gjeneratës sonë, e keni prishë tepër keq !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat