‘Nuk kam ardhur me asnjë dokument mbi njohjen e Kosovës’

Aktuale

‘Nuk kam ardhur me asnjë dokument mbi njohjen e Kosovës’

Nga: F.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 18:37
Aleksandar Vuçiq

Presidenti  Aleksandar Vučić ka dëgjuar shumë herë se ka ardhur në parlament me ndonjë dokument të njohjes së Kosovës, ai porositi se as nuk ka ardhur me atë dokument dhe nuk ka ide, duke ftuar deputetët që të jenë korrekt dhe mos të “gjuajnë” diçka që nuk është racionale.

"Ajo frikë nuk duhet të ekzistoj, po kjo nuk na shpëton as nuk na jep më shumë Kosovë se që kemi sot”, tha Vuçiq duke përkujtuar atë që i tha një peshkop në Kuvendin e Kishës – se çfarë do që të bëni do të pendoheni dhe do i jeni çdo kujt fajtor.

Ai theksoi se e gëzon fakti  “ nga do që ktheheni shihni fabrikat që kemi hapur, Krenohemi me këtë, nikoqirllëkun dhe afarizmin. Dua të bëjë sa më shumë gjëra të mëdha dhe më ngutet, Dua me sprint sa të mundem më gjatë e jo të zhargitem “ ka thënë ai.

Vuçiq tha se mua që luftoj për popullin tonë në Kosovë më quajnë tradhtar ndërsa njërin nga liderët e SZS Jeremiç që rri në kafene në Nju Jork e prezantojnë si atdhedashës.

''Sipas cila logjikë unë jam tradhtar, çfarë kam bërë , çfarë kam nënshkruar? Kur të kam çka do qoftë do vij në Kuvend dhe do ju propozoj, Nuk ka asnjë plan, nuk ka bisedime, luftojmë ëpr mbijetesën e popullit tonë."

''Thonë ri nuk ke nënshkruar asgjë, por ka frikë në popull se do nënshkruash'. Çfarë të them në këtë? Më i miri është ai në Nju Jork apo ai që çdo tretën ditë shkon në Londër. Çdo ditë më akuzojnë se do pranoj pavarësinë e Kosovës, kur ju them nuk dua, do thotë në të vërtetë se dua. Nëse do thoja dua do të thonë ja e pranoi', tha Vuçiq.

''Natyrisht nuk është çdo gjë ideale, nuk do jetë kurrë, por në cilën periudhë kemi qenë të kënaqur. Kemi problem, Kosovën, a jam unë fajtor, a kam sjell unë këtë problem?'', pyet Vuçiq.

Ai shprehet nuk ka plan të fshehur për Kosovën, do përpiqet për kompromis dhe jetën e njerëzve sepse është më mirë të ruajmë jetën dhe ardhmërinë e Serbisë, do të thotë do luftoj për qytetarët tanë në Kosovë.

"Pozita jonë nuk është e lehtë por as e kundërshtarit të Serbisë "." Do të luftojmë për vendin tonë për popullin do shikojmë në çdo mënyrë që në ardhmëri të humbim sa më pak që mundemi, dhe fitojmë sa më shumë që mundemi. A të ju them njerëzve se do rrjedh qumësht e mjaltë dhe se jemi më të fortit, vërtetë këtë nuk mundem nuk është korrekt dhe nuk do ishte e vërtetë” thae Vuçiq.

Shqiptarët në fillim thirreshin në rezolutën 1244, ndërsa më pas vetëm në vendimin e GjND-së. “Dikush ju ka thënë se asgjë mos të bëjnë pos të thirren në vendimin e GjND-së tha Vuçiq.

"Jam i kënaqur se as një sekondë nuk dola nga salla dhe pata sukses të dëgjoj të gjithë deputetët dhe të përgjigjem dhe të tregoj respekt ", tha Vuçiq.

Si tha ai populli gjithsesi do di të vlerësoj në mënyrën më të mirë, sepse populli është përherë gjykatësi më i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat