Hoxha: Pres që raporti i Komisionit Evropian të jep vlerësim për viza

Aktuale

Hoxha: Pres që raporti i Komisionit Evropian të jep vlerësim për viza

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:57
Dhurata Hoxha

Komisioni Evropian, sot do të publikojë dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për shtetet e Ballkanit Perëndimorë.

Raporti në tërësi do të përmbajë vlerësime për ecurinë e reformave në vendet e Ballkanit.

Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës si pika kyçe do të mbeten lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i drejtë i gjykatave.

Lidhur me pritshmëritë e këtij raporti, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se nga ky raport pret që të merr vlerësim për viza.

“Pres vlerësim për viza, se ato padrejtësisht na mohohen sepse e kemi kryer punën tonë, vlerësim për fuqizimin e sundimit të ligjit, reformat e deritashme si d

he vërejtjet me rekomandim për ecje përpara”, ka thënë Hoxha.

Ministrja tutje ka shtuar se pret që ky raport të jetë pozitiv, dhe më i mirë se i vitit të kaluar.

“Raporti për vendin pres të jetë pozitiv, më i mirë se i vitit të kaluar sepse kemi rezultate të prekshme dhe të konfirmuara. Sfidat i kemi evidentuar edhe ne gjatë punës tonë dhe ato pres të evidentohen edhe në këtë raport. Pra, sigurisht që do të ketë edhe kritika/rekomandime për reformat dhe punët që duhet të kryhen”, ka deklaruar Hoxha.

Ndryshe në raporti i progresit për vitin 2018 për Kosovën kishte vënë në pah më shumë ngecje se përparime në vendin tonë.

Ky raport pati rekomanduar që Qeveria dhe Kuvendit “t’i shtyjnë përpara reformat që lidhen me BE-në, t’i vë ato prioritet dhe të ndërtojë konsensus në çështjet strategjike për Kosovën.

Po ashtu në raportin e vitit 2018 është thënë qartë se përveç reformave në gjyqësor është edhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi, që ndërmjetësohet nga BE-ja që prej vitit 2011. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat