Këshilltari i Pacollit kërkon drejtësi për fëmijët që u vranë nga serbët në luftë

Aktuale

Këshilltari i Pacollit kërkon drejtësi për fëmijët që u vranë nga serbët në luftë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:08
Jetlir Zyberaj

Këshilltari politik, i zëvendëskryeministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka kujtur krimet që forcat serbe ua bënë më shumë se një mijë fëmijëve gjatë luftës.

Këtë postim Zyberaj e ka lidhur edhe me deklaratat raciste që së fundmi i bëri kryeministra serbe ndaj popullit tonë.

Postimi i tij i plotë:

Sot është dita ndërkombëtare e fëmijëve. Ne kujtojmë sot 1.024 fëmijët e vrarë në Kosovë në periudhën 1998-2000 nga forcat serbe.

Më shumë se 20,000 gra, vajza dhe nëna të përdhunuara nga forcat serbe.

Si mundet një Kryeministre e një vendi kandidat për BE që ka liberalizimin e vizave me BE dhe ka hapur bisedimet e pranimit me BE, të bëjë komente raciste dhe urrejtje kundër Kosovës.

Ne e njohim Beogradin, nuk presim më shumë prej tyre dhe prej një politikane si Ana Brnabiç.

Duhet të jetë BE e shqetësuar se ata i japin gjithçka Beogradit dhe krijuan këtë frankenstein politik në rajonin e tonë.

Ambasadori i BE-së në Beograd duhet të ketë turp që nuk reagoi ose nuk e leshoj konferencën për shtyp kur Brnabiç po bënte komente raciste dhe të urrejtjejes.

Ne kurrë nuk do ta lejojmë Brnabiçin dhe fashistë si ajo të hyjnë në Kosovë.

Nëse ata mendojnë se mund të vijnë sa herë që duan le të përpiqen, ne jemi këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat