Shesheli paralajmëron ardhjen në Kosovë pas 17 vitesh

Aktuale

Shesheli paralajmëron ardhjen në Kosovë pas 17 vitesh

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:36
Vojislav Shesheli

Krimineli i Luftës së Kosovës, Vojislav Shesheli është një nga politikanët serb që bëjnë pjesë në listën e personave ‘non-grata’ të Kosovës.

Politikanët serb që bëjnë pjesë në listën e personave ‘non-grata’ janë kryeministrja Ana Brnabiq, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, Nebojsha Stefanoviq dhe Vojislav Sheshel.

Sheshelit ka vite që Kosova ia ka ndaluar hyrjen. Ai në mediat serbe ka treguar se që nga viti 2002, KFOR-i ia kishte ndaluar të hynte në Kosovë.

“Që atëherë unë nuk shkova në Kosovë por unë u them autoriteteve në Prishtinë – ‘Unë do të shkoj atje një herë.”, tha radikalisti serb.

Kryeministres serbe së fundmi iu ndalua hyrja për shkak të fjalimit fyes për liderët e Kosovës që i quajti njerëz të malit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat