Dalin pamjet: Ali Uka para se të masakrohej në dhomën e tij

Aktuale

Dalin pamjet: Ali Uka para se të masakrohej në dhomën e tij

Nga: N.H Më: 2 qershor 2019 Në ora: 18:59
Foto ilustrim: Xhavit Haliti, Ali Uka dhe Hashim Thaçi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë vrasjen e Ali Ukës. Gazetari Uka ka qenë shok dhome me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Sipas Berishës, Thaçi dhe Uka kanë qenë shokë dhome, ku gazetari u gjet i masakruar.

“Më 21 dhjetor 1991 PD ka shpallur programin “çështja kombëtare”. Kemi njohur Pavarësinë e Kosovës më 1991. Kam kërkuar që Prishtina të ngrihej në protesta kundër Millosheviçit. Mendoja se ishte e keqja më e madhe. Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Flinte me një gazetar që quhej Ali Uka. Ai është gjetur i masakruar në dhomë. Thaçi është thirrur për Ali Ukën. Nuk e them nëse është i implikuar në vrasjen e tij”.

Për vrasjen e gazetarit shpesh është përmend edhe emri i Xhavit Halitit, por edhe ky i fundit ka mohuar të ketë gisht në këtë ngjarje të rëndë.

Së fundi, në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje të rralla ku shihet gazetari Ali Uka. Këto pamje janë shpërndarë nga Ekrem Gegë Gërvalla.

Kjo video e rrallë është realizuar në vitin 1992 në Dobovik. Ndërsa autori i kësaj video është Fahri Gërvalla.

Ndërkaq, lidhur me vrasjen e Ukës, kujtojmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një reagim të tijin, ka thënë se Ali Uka është vrarë nga njerëzit e Sali Berishës, ndërsa në ato momente ai ishte në burg.

Thaçi mes tjerave, ka thënë se është e vërtetë se ai është arrestuar në Tiranë, mirëpo me pretekstin e armëmbajtjes pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat