Flet Islami: Ja ku gjenden vrasësit e Bardhyl Ajetit

Aktuale

Flet Islami: Ja ku gjenden vrasësit e Bardhyl Ajetit

Nga: N.H Më: 3 qershor 2019 Në ora: 18:52
Bardhyl Ajeti

Janë bërë 14 vite nga atentati ndaj gazetarit Bardhyl Ajeti, i cili punonte në “Bota sot”.

Publicisti Ajeti u vra nga dora tinëzare, në përpjekje për ta vrarë fjalën e lirë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar disa nga arsyet se pse u vra gazetari Ajeti.

Mes tjerash, sipas Islamit, vrasësit e Bardhyl Ajetit gjenden në institucionet e Kosovës, dhe ata janë të lirë.

“Vrasësit e tij cakërrojnë gotat kur kryejnë aktet kriminale. Vrasësit e tij, e duan Kosovën e shkatërruar. Vrasësit e tij duan vrasin e Kosovën”, shkruan ndër të tjëra ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Bardhyli u vra, sepse e tha fjalën e lirë. Bardhyli u vra, sepse e donte lirinë e Kosovës. Bardhylin e vrau, ai që e shkatërronte Kosovën.

Bardhyli është zemra e shqiptarisë. Bardhyli kërkon drejtësi. Nuk ka se si të shkruhet më shumë për të, përveçse aktorët e krimit, ata që dhanë urdhër për ta vrarë, për ta ekzekutuar njeriun e pendës, i cili nuk i linte të qetë kriminelët, të cilët kishin uzurpuar Kosovën që nga paslufta.

Vrasësit e tij gjenden diku në institucionet e Kosovës, dhe ata janë të lirë. Vrasësit e tij cakërrojnë gotat kur kryejnë aktet kriminale. Vrasësit e tij, e duan Kosovën e shkatërruar. Vrasësit e tij duan vrasin e Kosovën.

Bardhyli është me ne dhe pranë nesh. Shpirti i tij sodit gjithë territorin e Republikës sonë. Ai kërkon drejtësi dhe ne pasuesit e rrugës së Bardhylit, betohemi se vrasësit do t’i qesim para drejtësisë, o sot, o nesër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat