Thaçi për gazetën franceze: Kjo do të jetë përgjigja nëse më fton Gjykata Speciale

Aktuale

Thaçi për gazetën franceze: Kjo do të jetë përgjigja nëse më fton Gjykata Speciale

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:27
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për të përjavshmen franceze “L’Express”, ka folur për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, pritjet për samitin e Parisit, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën evropiane dhe ftesat nga Gjykata Speciale.

Duke folur për ftesat e Gjykatës Speicale për të dyshuarit lidhur me krime lufte, presidenti është shprehur së është krenar që ka qenë një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, dhe beson që as ai e as bashkëluftëtarët e tij nuk kanë shkelur asnjë ligj ndërkombëtar.

“Jam shumë krenar që kam qenë udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Unë isha një nga themeluesit. Marrja e armëve në dorë për të luftuar regjimin e Millosheviqit ishte mënyra e vetme për të mbijetuar dhe mbrojtur popullin tim. Kosovarët janë të tronditur që nuk është arrestuar asnjë serb për gjenocidin që ndodhi në Kosovë. As unë, as shokët e mi të UÇK-së nuk kemi shkelur asnjë ligj të vetëm ndërkombëtar. Disa individë bënë gabime, megjithatë ato nuk janë ekuivalente me gjenocidin. Nëse gjykata e specializuar kërkon që unë të jap një deklaratë dëshmitari në Hagë, atëherë unë do të përgjigjem pozitivisht. Unë mund të ndihmoj drejtësinë dhe të vërtetën”, ka thënë Thaçi për Gazetën Franceze L’Express.

Deri më tani zyrtarisht për intervistim Specialja ka ftuar rreth 20 persona. Përfshirë komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rustem Mustafëns, Nazif Mehmeti, ish-epror ushtarak në këtë zonë, Sami Lushtaku, ish-komandant për rajonin e Drenicës, ish-komandanti i Përgjithshëm Sylejman Selimi, ish-kryetari i Gjyqit ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, Safet Syla kryetar i Zyrës së Veteranëve të UÇK-së për komunën e Shtimes, Mahir Hasani komandant i UÇK-së, Remzi Shala dhe Sabahajdin Cena ish-pjestarë të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat