Fleni të qetë, jemi në duar të sigurta

Aktuale

Fleni të qetë, jemi në duar të sigurta

Nga: v.r Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:00
Liri Loshi

Publicisti i njohur, Liri Loshi, ka ironizuar me situatën në vend duke thënë që qytetarët janë në duar të sigurta dhe se sipas tij u dashka vec të paguaj taksat të merren me familjet e veta, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Liri Loshit:

Nëse ne nisemi nga logjika se Albin Kurti është më i mençuri (dhe mbase edhe është) dhe ai e di çfarë bën, se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë provuar së janë luftëtarë të provuar (dhe mbase edhe janë) dhe ata e dinë çfarë bëjnë, se Ramush Haradinaj është hero i gjallë (dhe mbase është) dhe ai e di çfarë bën, atëherë ne të gjithë jemi në duar të sigurta dhe s’kemi pse të shqetësohemi për gjendjen që kemi! Mjafton t’i paguajmë taksat shtetit më kohë dhe të merremi me familjet tona. Duke lexuar reagimet e juaja, besoj se kjo është ajo çfarë edhe unë do të bëj në të ardhmen. Pse të mos e jetoj jetën më të mirë të mundshme, aq sa ma japin mundësitë modeste ekonomike që kam, por të merrem pa kurrëfarë nevoje me gjerat që si duket nuk ia vlen as ta prishë komoditetin tim për asnjë moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat