Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 29 vjetori e Deklaratës së 2 Korrikut 1990, ku delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës kanë shprehur vullnetin e qytetarëve për liri, përcjell “Bota sot”.
Thaci këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se edhe në këtë përvjetor shprehim falënderim dhe respekt për të gjithë delegatët e guximshëm të 2 Korrikut.
Postimi i plotë:
Sot u bënë 29 vjet nga Deklarata e 2 Korrikut 1990, ku delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shprehën vullnetin e qytetarëve tanë për liri dhe pavarësi nga ish Jugosllavia. Pas shumë zhvillimeve politike, ky synim u bë realitet dhe sot Kosova është shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik. Edhe në këtë përvjetor shprehim falënderim dhe respekt për të gjithë delegatët e guximshëm të 2 Korrikut. HTH