Veteranët e Luftës së UÇK-së dalin me një komunikatë të ashpër për deklaratën e Buxhovit - Bota Sot
Veteranët e Luftës së UÇK-së dalin me një komunikatë të ashpër për deklaratën e Buxhovit

Aktuale

Veteranët e Luftës së UÇK-së dalin me një komunikatë të ashpër për deklaratën e Buxhovit

Nga: D.RR Më: 13 korrik 2019 Në ora: 11:11
Jusuf Buxhovi

Veteranët e Luftës së UÇK-së nga Dukagjini, i kanë reaguar ashpër Jusuf Buxhovit, i cili tha se Lufta e UÇK-së nuk ishte e drejtë, shkruan “Bota sot”.

Ata Buxhovin e quajnë mbeturinë të ish regjimit jugosllavë, ku thonë se janë të shqetësuar se 20 vjet pas Çlirimit ende shprehin qëndrimet e ish okupatorëve.

Ata kërkojnë nga organet e drejtësisë, të merren me këto deklarata dhe të njëjtat të hetohen.

Reagimi i plotë:

Reagim - OVL UÇK DUKAGJIN

OVL UÇK degët e Dukagjinit, dënojnë deklaratat e Jusuf Buxhovit kundër Luftës Çlirimtare.
Ne nuk presim asnjëherë që mbeturinat e ish-regjimit jugosllav të flasin ndryshe, por jemi të shqetësuar nga guximi i tepruar i tyre, që edhe 20 vjet pas Çlirimit ende të shprehin qëndrimet e ish okupatorëve.
Duke qenë se dihet hapur aktiviteti i Buxhovit kundër aspiratave të popullit të Kosovës për liri, ne kërkojmë që organet e drejtësisë, të merren me këto deklarata dhe të njëjtat të hetohen, bashkë me të bëmat e tij dhe kolegëve të tij kundër personaliteteve dhe lëvizjeve për çlirim gjatë viteve të okupimit.
Në fund e ritheksojmë, se pastërtinë e luftës sonë, gjakun e bashkëluftëtarëve tonë të rënë, nuk e ndotin deklaratat e askujt, e më së paku ato të shërbëtorëve të ish-regjimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...