Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

Aktuale

Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 07:37
Ilustrim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, para ambasadorëve të shteteve mike do të hapë solemnisht kryesimin e Republikës së Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore- SEECP dhe do t’i prezantojë prioritetet e Republikës së Kosovës gjatë këtij kryesimi. (MPJ, ora 09:50)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin Federal të Gjermanisë për Shëndetësi, Jens Spahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)  mban tryezën me temën “E ardhmja e raporteve Kosovë-Serbi nga perspektiva e qytetarëve në Kosovë”.(Qendra Mediale, Çagllavicë, ora 10:00 – 12:00)

Fillon edicioni i dhjetë i festivalit të filmit të animuar, Anibar 2019.  (Pejë, ora 10.00)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, raporton në Komisionin për Legjislacion në lidhje me procesin e rekrutimit të noterëve të ri. (Kuvendi i Kosovës, salla N 204, ora 11.00)

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për nder të 1-vjetorit të vdekjes së kapiten Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, organizohen aktivitete përkujtimore. (Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ora 10:00 dhe akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 11:00)

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë  para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. (Ora 11:00)

Mbahet konferenca për media “Sunny Hill Festival 2019”. (Hotel “Sirius” – salla 3, ora 11.00)

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, merr pjesë në përkujtimin e 15 korrikut- Dita e demokracisë dhe unitetit kombëtar me rastin e trevjetorit të tentim të grusht-shtetit. (Rezidenca turke, rruga “Rexhep Shema”, nr. 21, lagjja “Taslixhe” , Prishtinë, ora 13.00)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe ministri i Shëndetësisë të Gjermanisë, Jens Spahn nënshkruajnë marrëveshjen Kosovë – Gjermani për bashkëpunim në shëndetësi.  (Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës ora 13:30)

Ministri i MMPH-së Fatmir Matoshi mban konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet përmbajtja e udhëzimeve administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje. (Kabineti i ministrit Matoshi, kati 17, ish-objekti Rilindja, ora 14:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Komunën e Vushtrrisë: takim me kryetarin e Komunës Xhafer Tahiri- në ora 14.00, viziton bizneset e Komunës së Vushtrrisë – ora 14.30, vizitë kompanisë Pestova- Vipa Chips- ora 15:00.

Mbahet festivali “Muaji i mërgatës”. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” Drenas, ora 18.00)

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës më Mitrovicës, Agim Bahtiri, do të mbahet turniri pesëditor i futbollit dedikuar diasporës. (Sheshi “Mehë Uka” Mitrovicë, ora 21:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat