Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e sektorëve të përpunimit të metalit dhe drurit

Aktuale

Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e sektorëve të përpunimit të metalit dhe drurit

Nga: A.SH Më: 15 korrik 2019 Në ora: 12:28
Pamje nga takimi

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësuesit e sektorëve të përpunimit të metalit dhe drurit me të cilët biseduan për çështjen e inicimit të një marrëveshjeje bilaterale për transfer të fuqisë punëtore posaçërisht në Gjermani, por edhe në Austri, Zvicër dhe vendet skandinave.

Postimi në Facebook:

Prita sot në takim përfaqësuesit e sektorëve të përpunimit të metalit dhe drurit, me të cilët diskutuam për çështjen e inicimit të një marrëveshjeje bilaterale për transfer të fuqisë punëtore posaçërisht në Gjermani, por edhe në Austri, Zvicër dhe vendet skandinave. Theksova se Qeveria e vendit, në vazhdimësi ka ndërmarrë hapa konkretë në krijimin e lehtësirave tatimore për bizneset prodhuese, dhe do të vazhdojë të mbështesë sektorin prodhues, në veçanti atë të përpunimit të metalit dhe drurit. Po ashtu shpreha zotimin se Qeveria do ta mbështesë Qendrën për Aftësim Profesional sipas modelit gjerman të mësimit dual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat