Macron publikon videon e fjalimit të tij në Beograd me titra shqip

Aktuale

Macron publikon videon e fjalimit të tij në Beograd me titra shqip

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 18:23
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës ditore në Serbi, ka takuar krerët shtetërorë, ndërkaq ka folur edhe për Kosovën.

Ai ka theksuar se ‘Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe ne duhet të ndihmojmë që kjo të bëhet fakt.’

Edhe pse mediet serbe kanë injoruar deklaratën e tij për Kosovën, ai ka publikuar videon e fjalimit në Beograd edhe në gjuhën shqipe.

Pra në faqen e tij në Facebook,  Macron ka mundësuar qasjen në videon e tij edhe me titra shqip, përmes një mënyrë të thjeshtë të klikimit.

“Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruan Presidenti i Francës poshtë videos së vendosur.

Image

Gjatë vizitës në Serbi, Macron u takua edhe me një grup studentësh, mes të cilëve ishin edhe dy shqiptarë.

Ata e njohën presidentin me problematikat që hasin të rinjtë në Ballkan dhe me projektet e tyre për të krijuar një të ardhme në vendlindje.

https://www.facebook.com/EmmanuelMacron/videos/1030053163867179/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat