Haxhi Avdyli ka disa këshilla për kryeministrin rreth autostradës në Dukagjin

Aktuale

Haxhi Avdyli ka disa këshilla për kryeministrin rreth autostradës në Dukagjin

Nga: A.SH Më: 18 korrik 2019 Në ora: 08:26
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-s, Haxhi Avdyli, ka dhënë disa këshilla siç i cilëson ai pa pagesë për 1.000.000.000 € të autostradës për Dukagjinin, kryeministrit dhe bashkëmendimtarëve të tij tenderues e astfaltues.

Postimi në Facebook:

Çka kishim mund të bëjmë me 1.000.000.000 € të autostradës për Dukagjinin?.Disa këshilla pa pagesē për Ramush Haradinaj dhe bashkëmendimtarëve të tij tenderues e astfaltues:
1. 200 milion për rrugën egzistuese duke zgjeruar, duke bë me 4 korsi.
2. Nga 50 milion për Universitetet e Dukagjinit, Pejë,Gjakovë, Prizren e tëra 150 mil.
3. Nga 50 milion për 3 spitalet rajonale të Dukagjinit. Asnjëri Spital nuk ka Rezonancë magnetike që kushton vetëm më së shumti 1 milion € dhe shumtën rasteve bëhet privat në Prishtinë që kushton 150€. Asnjë spital ska shërbim kardiologjisë invasive, skanë shumë sherbime emergjente që shpetojnë jetë. Ka mungesa barnash e pajisjesh elementare.
4. Si rajon bujqësor 100 milion kishim dhënë për subvencionim për sera, blerje pajisjesh bujqesore, hapje te minifabrikave perpunuese etj
5. Universiteti bujqesor me bursa per student 10 milion.
6. Zhvillimin e ndërrmarjeve të vogla , perkrahjen e bizneseve te reja per te rinjtë 50 milion.
7. Familjeve të varfëra e pa shtepi sdo kishte në Dukagjin me vetem 20 milion.
8. E kishim ble edhe një helikopter për çdo urgjencë mjekesore apo per nevoja tjera kushton me se shumti 2 milion.
9. Me 70 milion kishim.ndertuar çerdhe edhe ne fshatra dhe kishim përmiresuar infrastrukturen shkollore në cdo shkollë.
10. Me ato afër 250 milion që na kishin tepruar nga 1 miliard pasi ti kishim bërë krejt këto punë për Dukagjinin tonë që e duam jo vetem për vota, ia kishim krijuar bazat per sigurimet shëndetësore për krejt banorët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat