Letër e hapur për Ramush Haradinajn pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit! - Bota Sot
Letër e hapur për Ramush Haradinajn pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit!

Aktuale

Letër e hapur për Ramush Haradinajn pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit!

Nga: N.Sh Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:59
Ramush Haradinaj

Sot, kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti të cilën e ka mbajtur deri më tani. Kjo pasi ai ka marr ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës.

Pas dorëheqjes, analisti politik, Haki Abazi thotë se dorëheqja e kryeministrit është akt i rëndësishëm për shumë arsye.

Abazi thotë se, është pak e mundur që të gjykohet Haradinaj pasi dy herë ka kaluar në filtrat e gjykatës ndërkomëbtare.

Por, Abazi me këtë rast, ka publikuar edhe njëherë letrën e tij për kryeministrin Haradinaj

Ja postimi i plotë nga Haki Abazi:

Doreheqja e Ramush Haradinaj eshte akt i rendesishem per shume aresyje e sidomos pasiqe ai paska marre ftese nga gjyakta speciale qe eshte besoj shume pak e mundur qe te gjykohet meqe ka kaluar dy here neper filtrat e gjykates nderkombetare dhe vendimet per pafajsi jane perfundimtare. Ky akt i Z. Haradinaj gjithesesi eshte per tu pershendetur, une mendoj qe ka ardhur edhe ashtu momenti kur PDK duhet te zhduket plotesisht nga skena politike sepse eshte varrmihes i mireqnejs qytetare dhe i republikes. Fakti qe Z. Haradinaj ka dhene doreheqje duhet lexuar edhe si fakt qe Thaci eshte duke provuar ta coptoje Kosoven para konsolidimit te institucioneve te reja te BE dhe kjo eshte aresyja pse nese ai tenton qe te mos shpalle zgjedhjet atehere protestat deri ne largimine tij jane te domosdoshme. Po shpresoj qe asnje poltikan tjeter nuk ka me i hy aventurave te LDK dhe AAK per me i be argat Thacit dhe Veselit.

Koha per koalicionin e madh per shpetimin e Republikes!

Po ripostoje nje leter te hapur qe i kam derguar Z. haradinaj ne Janar te ketij viti:

Leter e hapur per Ramush Haradinaj

Ne asnje moment nuk jam pajtuar per vendimin per te hyre ne koalicion me PDK. Aresyjet jane te njohura dhe te panumerta por mbi te gjitha ju ke mundesuar Thacit dhe Veselit me sjelle vendin ne kollaps total edhe me te madhe se qe ka qene, dmth tani je bashkefajtore. Ju ke vazhdu jeten per disa vite ne ndermarrjen e tyre per te zhvatur vendin e per te bere dhendure skeretare permanent. E ke tradhtu nje besim qe ta kishte dhene Rugova per me qene aktor politike duke te bere kryeminster per te mos lejuar pikerisht vendosjen e kontrollit te shitur e te shpifur te nje grupacioni qe ka prejardhje te dyshimt, rol te dyshimt, qe ka pervetesuar meritat e luftes, e ka perdhosur luften e shtrenjte te UCK ka shkelur mbi gjakun e Jashareve, ka derguar shoket e luftes ne burg, dhe tash politikisht e ka vene ne rrezik Kosoven, nderkombtarisht e ka izoluar Kosoven, ekonomikisht e ka zhvatur buxhetin, shpresen ju ka humbur njerezve dhe ligjerisht,- e ka deshmuar qe jemi nje shoqeri qe nje klan e mban ne kontrolle gjithe gjyqesine e prokurorine.

Mbi te gjitha e ke shkelur premtimin tend se shkolla jote e as lufta jote nuk eshte e njejte me Thacin e Veselin. Tani jo qe i ke bere te njejta por ju ke bere trampoline ne demarkacionin qe nuk ke me pase kohe me korrektu ashtu siq ke premtu dhe tani edhe ne kete kollapsin e fundit te qellimshem te sektoreve. Jep doreheqje si burrat edhe mos lejo me t'i lene kembet e arushes. Thaci nuk eshte kah do me rrezu qeverine, ai e do kete qeveri qe udheheqe ne kete forme perderisa te gjitha problemet e 20 vjeteshit, te krijuara e te grumbulluara si rezultat i keqqeverisjes dhe klanizimit po te faturohen ty dhe e po ju kushtojne qytetareve dhe vendit. Thaci po do perseritjen e 2004 dhe krijimin e nje situate qe ai del si "shpetimtar"- dhe ti e di pse po e ben kete gje. Por Kosova nuk duhet me u djege edhe njehere per shkak se nuk ka njerez qe orientojne ne drejtimine duhur e ka inate provinciale ne politike. Kosova nuk ka nevoje as me u be storie ne BBC, CNN e Neë York Times se Haradinaj nuk ka arritur ta kontrolloje situaten njejte sikur se edhe Bajram Rexhepi me 2004. Mos prano kembet e arushes, jep doreheqje dhe le te behet qeveri teknike deri ne zgjedhjet e ardheshme apo edhe direkt ne zgjedhejt e parakohshme, ti nuk ke me qene humbesi me i madh.

Ne anen tjeter poashtu e ke gabim, nuk te shpeton PSD, ne fakt ata qe kane tradhetuar buken e sofren jo vetem te LVV, nuk munden me qene ushtare te mire, dezertoret jane dezertore dhe mbeten te tille dhe kurdo qe paranoja e tyre mbrrine ne kulm apo rrezikohen politikisht, ta kthejne pushken ty. Dil me ndere se me leshu rend eshte veqori e burrave te medhenje, nuk ka nevoje per shume njohuri por ndryshe nuk shpetohet ky vend nga kjo katandisje e pavlere.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...