Deputeti i Vetëvendosjes: Albini për kryeministër

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes: Albini për kryeministër

Nga: H.O. Më: 19 korrik 2019 Në ora: 20:00
Hysen Durmishi

Edhe deputeti i Vetevendosjes, Hysen Durmishi, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai ka shkruar se tash vendi duhet ta ketë kryeministër Albin Kurti, ai bashkë me aktivistë të partisë së tij kanë filluar fushatën zgjedhore duke përkrahur liderin e tyre për kryeministër.

Postimi i plotë i tij:

Gjykatën Speciale e kundërshtuam vetëm ne. Ju të tjerët e votuat dhe thatë se është e Kosovës. E dëmtuat Kosovën e UÇK-në atëherë kur e votuat. Ne nuk gëzohemi kur dikush akuzohet nga gjykata speciale por pranojeni se e keni bërë vet dhe kur e bënë një gjykatë të tillë çka mund të presës tjetër pos akuzave. Për tjetër gjë nuk janë gjykatat pos për akuza. Lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe nuk do duhej të kishte gjykata të tilla.

Tash vendi ynë e ka vetëm një shpresë e ajo shpresë është Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Shpresa e këtij vendi është me Kryeministër Albin Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat