Sindikalistët e PTK-së në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit - Bota Sot
Sindikalistët e PTK-së në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Aktuale

Sindikalistët e PTK-së në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 14:43
Foto

Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së sot ka zhvilluar një takim zyrtar me përfaqësues të zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Kryetari i FSP-PTK, Lamih Balaj i shoqëruar nga Naim Haliti kanë ngritur shqetësimet rreth kontratave të dëmshme, me theks të veçantë kontrata me Z-Mobile.

“Në vazhdën e angazhimeve të FSP-PTK , sot është zhvilluar një takim zyrtar me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. FSP-PTK është përfaqësuar nga Kryetari z. Lamih Balaj me bashkëpunëtorin z. Naim Haliti, takimi ishte shumë përmbajtjesor, ku janë diskutuar shqetësimet e ngritura nga FSP-PTK rreth kontratave të dëmshme, me theks të veçantë kontrata me Z-Mobile”, thuhet në njoftimin e sindikalistëve.

FSP-PTK falënderoi Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për bashkëpunim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...