Deputetit i AAK-së Ahmet Isufi ka thënë se, sipas sontazheve të fundit, besimi ndaj AAK-së është rritur dukshëm duke e radhitur si një nga forcat kryesore politike në vend, ndërsa lideri Ramush Haradinaj votohet si më i besuari me 55%.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se këtë më së miri po e dëshmon puna në terren, ku çdo ditë po shtohen anëtarë të rinjë në AAK.
Postimi i plotë:
Po rritet besimi çdo ditë ndaj Aleancës-Sot në Gjilan 243 anëtarësime të reja,
Sipas sontazheve të fundit, besimi ndaj AAK-së është rritur dukshëm duke e radhitur si një nga forcat kryesore politike në vend, ndërsa lideri Ramush Haradinaj votohet si më i besuari me 55%.
Për këto statistika më së miri flasin zhvillimet në terren duke u rreshtuar çdo ditë anëtarë të rinjë përkrah vizionit dhe programit zhvillimor dhe institucional të Aleances.
Dëshmi edhe më e mirë është fakti nga organizimi i sotëm në Gjilan duke iu bashkuar numër i madh i anëtarëve të rinjë të profileve të ndryshme.
Bashkë me strukturat e Degës së AAK-së në Gjilan mirëseardhje i uruan Kryetari i Degës dhe zv ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, Bajram Hasani ish ministër i Industrisë e Tregëtisë, si dhe lideri i pakontestueshëm, kryeministri Ramush Haradinaj.
Kosova është në finishin e përmbylljeve të vendimeve të mëdha dhe dinamikës së punës së ndërprerë, prandaj fuqizimi i AAK-së dhe besimi ndaj liderit Haradinaj është i domosdishëm për ti mbyllur mbarë këto procese.
Kosova ka nevojë për lider të fuqishëm, besnik dhe njeri të guximshëm që di të mbrojë interesat qytetare dhe kufijtë e Republikës së Kosovës.