Daut Haradinaj s’ndalet as Natën e Bajramit, e sjellë në AAK një figurë të rëndësishme të Nismës

Aktuale

Daut Haradinaj s’ndalet as Natën e Bajramit, e sjellë në AAK një figurë të rëndësishme të Nismës

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 23:15
Daut Haradinaj dhe Sylë Bytyqi

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka “ndezur motorët” në maksimum, duke sjellë në parti shumë figura me ndikim gjithandej Kosovës.

Pasi që para dy ditësh arriti që në AAK t’i sjellë dy figura të rëndësishme nga Vitia dhe Klina, sonte e ka bërë publik edhe një aderim.

“Me shumë respekt e pranova një veprimtar politik në AAK. Sylë Bytyqi nga Orllati më nderoi me vullnetin e tij për të kontribu për të ardhmën. Sylës i dëshiroj suksese”, ka shkruar Haradinaj.

Syla deri më tash ka qenë pjesë e Nismës Socialdemokrate. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat