Veseli vizitoi familjet e dëshmorëve në Prizren, duke iu kujtuar me respekt dhe krenari veprat e tyre

Aktuale

Veseli vizitoi familjet e dëshmorëve në Prizren, duke iu kujtuar me respekt dhe krenari veprat e tyre

Nga: M.H Më: 11 gusht 2019 Në ora: 13:09
Pamje nga vizita

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, së bashku me bashkëshorte e tij, Violetën kanë vizituar familjen e heroit Agim Shala dhe dëshmorëve Avdi, Nuredin e Besim Shala në Prizren. Veseli ndau momentet e vizitës duke shkruar për mirënjohjen dhe respektin që ka Kosova për veprën e të dashurve të tyre: 

Image

Postimi i plotë

Bashkë me Violetën, vendosëm që vizitën e parë për këtë Bajram ta bëjmë në Prizren, tek familja e heroit Agim Shala dhe dëshmorëve Avdi, Nuredin e Besim Shala. Me përulje iu shpreha respektin dhe mirënjohjen që ka Kosova për veprën e të dashurve të tyre. Boshllëkun e lënë pas në zemrat e kësaj familje, prej rënies së tyre në betejën e Jeshkovës, nuk ka kush e plotëson. Mirëpo shpresoj që dhimbjen e madhe ta lehtësojë sadopak kujtimi i tyre dhe krenaria për një flijim kaq të kushtueshëm, që kjo familje ka bërë mbi altarin e lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat