‘Kush dëshiron të eksportojë rrymë nga rajoni, duhet të kalojë përmes Malit të Zi’

Aktuale

‘Kush dëshiron të eksportojë rrymë nga rajoni, duhet të kalojë përmes Malit të Zi’

Nga: V.R Më: 12 gusht 2019 Në ora: 17:19
Dragica Sekuliq

Testimi i kabllove nënujore po shkon sipas planit, dhe kur të vihet në veprim, kushdo që dëshiron të eksportojë energji elektrike nga kjo pjesë e Evropës në Perëndim, do të duhet ta bëjë atë përmes Malit të Zi.

Kështu deklaroi sot ministrja e Ekonomisë së këtij vendi Dragica Sekuliq, sipas së cilës pritet që e gjitha puna të përfundojë deri në fund të vitit.

"Kablloja nënujore aktualisht është duke u testuar, të gjitha pajisjet po testohen dhe gjithçka po shkon sipas planit dhe dinamikës. Pritjet tona janë që kablloja të vihet në punë komerciale ", tha Sekuliq për televizionin Prva.

Sipas saj, plani është që Mali i Zi të ketë një sistem të mirë dhe të besueshëm energjie që do të jetë në gjendje të sigurojë qytetarët dhe ekonominë me energji të mjaftueshme.     

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat