Mustafa pret në takim lamtumirës O’Connell, flasin për situatën politike në vend

Aktuale

Mustafa pret në takim lamtumirës O’Connell, flasin për situatën politike në vend

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 15:13
Mustafa pret në takim lamtumirës O’Connell, flasin për situatën politike në vend

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairí O’Connell.

O’Connell e uroi mbylljen e procesit zgjedhor në LDK dhe uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK-së.

Mustafa e njoftoi Ambasadorin O’Connell për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë. Po ashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në veçanti në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, politik dhe arsimor.

Të pranishëm në këtë takim ishin Agim Veliu, Ismet Beqiri, Besian Mustafa dhe Bajram Gecaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat