“Shkarkojeni “Ftyren” se ia morët ftyrën Kosovës”

Aktuale

“Shkarkojeni “Ftyren” se ia morët ftyrën Kosovës”

Nga: A.ZH Më: 16 gusht 2019 Në ora: 21:27
Naser Shala

Ambasada amerikane sot ka dhënë dorëheqje nga Bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, në shenjë proteste të mos shkarkimit të Naser Shalës nga posti i kryetarit të këtij institucioni.

SHBA-të, por edhe Britania që ishte dorëhequr më herët, e konsiderojnë të pakualifikuar Shalën, i cili njihet si “Komandant Ftyra”.

E shkarkimin e tij e ka kërkuar edhe analisti politik Vigan Qorrolli, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, Qorrolli ka theksuar se kapja e institucioneve të pavarura është e keqja më e madhe e shtetit, për të cilën thotë se është bërë nga kjo kastë e politikës.

“Shkarkojeni aman “Ftyren” se ia morët ftyrën dhe këtij mileti. Por nuk është vetëm ky person problem. Të gjitha institucionet e Republikës që do duhej t’i kishin burrat dhe gratë më të mira aty — janë të kapura. Pra, KAPJA e institucioneve të pavarura është e KEQJA më e madhe e shtetit, e bërë prej kësaj kaste harbutësh politik. Turp që s’kapërdihet. Po të pa dinë, e të pa imanë, kishit qëllu, bre!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat