Parashikon Muhaxhiri: LDK e VV bashkë do ta arrijnë këtë numër të deputetëve

Aktuale

Parashikon Muhaxhiri: LDK e VV bashkë do ta arrijnë këtë numër të deputetëve

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 20:58
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate janë të parat që firmosën koalicion parazgjedhor.

Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike, tha në Info Magazine se ky koalicion është pragmatik, jo i nxitur nga ndonjë pëafrim programor dhe ideologjik.

“Në periudhën paszgjedhore edhe përqindjet më të vogla luajnë rol. Ky është një koalicion pragmatik nga i cili AAK-ja synon ta rritë përqindjen në raport me LDK-në dhe VV-në, ndërsa PSD-ja ta maksimalizojë rezultatin në garën e parë zgjedhore si subjekt”.

“PSD edhe e vetme do ta kalonte pragun, por kur lista është e përbashkët atëherë zakonisht rriten votat për partitë më të vogla”.

Muhaxhiri mendon për një koalicion të mundshëm ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nëse eventualisht do të ndodhë një koalicion ndërmjet LDK-së dhe VV-së – atëherë do ta kemi një qeveri me 61 vota pa Listën Serbe. Do ta krijohej një lloj entuziazmi prej të cilit do të përfitonin të dyja partitë”.

“Por, në aspektin racional politik vështirë se do të ndodhë një koalicion ndërmjet këtyre dy partive sepse janë krejtësisht të ndryshme. LDK-ja ka qenë shumë vite në pushtet qendror, kurse VV-ja asnjëherë. Për të ndodhur ky koalicion të dyja partitë duhet të bëjnë kompromise të mëdha”.

“LDK i frikësohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! në aspektin e mentalitetit politik, posaçërisht në idetë e Lëvizjes për luftën kundër korrupsionit dhe funksionimit institucional”.

“LDK, PDK, AAK, NISMA dhe AKR pushtetin e shohin edhe si mundësi për përfitime personale dhe të grupeve klanore, por Lëvizja VETËVENDOSJE! e pretendon një qasje tjetër. Apriori LDK do ta ketë të qartë se me VV-në do ta ketë vështirë ta bëjë politikë sikur ka bërë në 20 vjetët e kaluara”.

“Kjo është njëra ndër arsyet pse Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është aq e dëshirueshme si partnere qeverisëse për LDK-në”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat