Sekretari i ministrisë së Integrimeve: Nuk kemi ndërmarr veprime në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare - Bota Sot
Sekretari i ministrisë së Integrimeve: Nuk kemi ndërmarr veprime në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare

Aktuale

Sekretari i ministrisë së Integrimeve: Nuk kemi ndërmarr veprime në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 15:05
Kushtrim Cukaj

Ministria e Integrimeve Evropiane ka mohuar kategorikisht pretendimet e shoqërisë civile se kjo ministri përmes pesë konkurseve publike të hapura po tenton punësime mbi baza partiake dhe po bënë shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare. Po ashtu, shoqëria civile ka kërkuar anulimin e këtyre konkurseve publike për tu dhënë mundësi për punësim bursistëve nga Skema e Profesionistëve të Rinj, projekt ky i financuar nga Komisionit Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

E lidhur me këtë çështje, sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Integrimeve Evropian, Kushtrim Cukaj në një intervistë për KosovaPress deklaron se kjo ministri nuk ka bërë asnjë shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat mund t’i dëmtojnë të rinjtë e Kosovës.

Madje sipas tij, ministria e Integrimeve Evropiane mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare. 

Cukaj: Ministria e Integrimeve Evropiane në asnjë moment nuk ka ndërmarr veprime në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare

“Ministria e Integrimit Evropian në asnjë moment dhe në asnjë formë nuk ka ndërmarr veprime të tilla në kundërshtim me asnjë marrëveshje ndërkombëtare  as për ta dëmtuar përkundrazi e shtynë përpara, promovohet të realizohet ashtu siç edhe i takon me vendimet përkatëse  që i ka të Qeverisë së Kosovës për këtë proces, po ashtu edhe marrëveshjen ndërkombëtare”, shprehet Cukaj.

Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Integrimeve Evropian, i ka hedhur poshtë akuzat e shoqërisë civile për punësime mbi baza partiake duke thënë se ministria e Integrimeve Evropiane  nuk ka ndikim mbi punësimet që ndodhin brenda Shërbimit Civile të Kosovës.

Ai madje pretendimet e shoqërisë civile karshi hapjes së konkurseve publike  në ministrinë e Integrimeve Evropiane  i ka quajtur tendencioze.

Cukaj: Nuk ka ndikime politike në punësimet që ndodhin në Shërbimin Civil në kuadër të ministrisë së Integrimeve Evropiane

“Kabineti i ministres dhe ministrja nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie , apo asnjë lloj angazhimi sa i përket punësimeve që ndodhin në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës në kuadër të ministrisë për Integrime Evropiane , çështja e punësimeve është e rregulluar me legjislacionin në fuqi , këtu nuk ka ndërhyrje fare politike. Një element tjetër shtesë që mund ta ndihmoj që kjo të mohohet është se konkursi që flasim neve është ende në procedurë dhe ende nuk është punësuar asnjë njeri....Në asnjë formë, në asnjë moment as nuk ka ndikime politike,as nuk ka kërkesa politike , as nuk ka përgjigje të tilla të gjitha unë në mënyrë absolute në emër të ministrisë së MIE si sekretar i përgjithshëm i mohoj dhe i konsideroj vetëm tendencioze”,  thotë  ai.

Duke folur rreth programit të Skemës së Profesionistëve të Rinj që mbështetet nga Komisioni Evropian, Cukaj tha se objektiv i tyre mbetet që brenda vitit 2019 të punësojnë 11 përfitues të bursave YCS.

Cukaj: Për vitin 2019 objektiv i yni si ministri e Integrimeve Evropiane mbetet punësimi i 11 bursistëve

“Ministria e Integrimit Evropian ë bashku me Qeverinë e Kosovës e lehtëson, e përkrahë dhe mbështet dhe e koordinon tërë këtë proces, kjo është edhe përgjegjësia primare në lidhje me çështjen projektit Skema e Profesionistëve të Rinj, apo  Young Cell Scheme (YCS)...Vetë fakti që punësimi i përfituesve i kësaj skeme, përkatësisht bursistëve ndër vite në ministrinë e Integrimit Evropian ka njohur vetëm rritje, e sidomos në tri vitet e fundit, që nga viti 2017 i kemi pasur 3 bursistë të punësuar, në vitin 2018 pesë, kurse këtë vit MIE ka marr si objektiv edhe si angazhim që të punësoj 11 bursist nga kjo skemë si asnjëherë më parë“, thotë Cukaj.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Integrimeve Evropiane këtë javë ka nisur intervistimi i katër prej bursistëve nga programi i Skemës së Profesionistëve të Rinj, ku brenda një periudhë të shkurt kohore do të ndodh edhe punësimi i tyre.

Cukaj: Për një periudhë të shkurtër planifikojmë punësimin e 4 bursistëve nga bursa  YCS

“Këtë javë kemi filluar  t’i kontaktojmë, t’i intervistojmë dhe t’i përgatisim për procedurat përkatëse që parashihen në rastin e punësimit të këtyre bursistëve, sepse me marrëveshjet që kemi, me dokumentacionin përkatës me vendimet përkatëse mënyra e punësimit të këtyre përfituesve është më e veçantë sesa në rastet kur ndodh një punësim i rregullt në bazë të Ligjin mbi Shërbimin Civil të Kosovës , edhe ky është punësim i rregullt, por që ka një procedurë tjetër sepse punësimi ndodh drejtë për së drejti , pa procedura që u nënshtrohen konkurrimit përmes konkurseve të hapurave” ....Për një periudhë të shkurtër kohore fillimisht do të punësohen katër pastaj në periudhën tjetër kohore do të  punësohen edhe këta 7 të tjerë që janë planifikuar “, shprehet sekretari i Përgjithshëm.

Sipas tij, të gjithë bursistët e Skemës së Profesionistëve të Rinj për vitin 2018 janë punësuar.

Kujtojmë që disa organizata të shoqërisë civile, mbështesin fuqimisht kërkesat e shërbimit civil të MIE-së dhe kërkojnë nga, siç shprehen ata, ministrja në dorëheqje Dhurata Hoxha, anulimin e menjëhershëm të konkurseve publike në MIE, punësimin e bursistëve nga bursa YCS, si dhe anulimin e menjëhershëm të çfarëdo mase të kundërligjshme ndaj shërbimit civil të MIE-së.

Sipas këtyre organizatave veprimet e Ministrisë së Integrimit Evropian përkitazi me pesë (5) konkurse publike përbëjnë: shkelje të një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës; shkelje të akteve sekondare të Qeverisë; rrezikojnë anulimin e bursave të parapara për vitet në vijim që do financojnë shkollimin jashtë vendit të qindra të rinjve Kosovar, si dhe rrezikojnë pezullimin e asistencës së BE-së në vlerë prej 45.5 milionë EURO.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...