KQZ: 30 gushti data e fundit për deklarim të koalicioneve parazgjedhore

Aktuale

KQZ: 30 gushti data e fundit për deklarim të koalicioneve parazgjedhore

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 13:15
Mbledhja e KQZ-së

(E plotësuar) - Në mbledhjen e mbajtur sot, Komisioni Qendror Zgjedhor, ka caktuar afatin zgjedhor për deklarimin e koalicioneve.

KQZ vendosi që 30 gushti të jetë data e fundit për deklarim të koalicioneve

Ndryshe në këtë mbledhje është caktuar edhe koha për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme. 

Kryetarja e këtij komisioni Valdete Daka ka thënë se fushata zgjedhore fillon me 25 shtator dhe përfundon me 4 tetor.

Ndërsa për realizimin e zgjedhjeve në këtë komision u tha se nevojiten rreth 6 milionë euro.

Fushtat zgjedhore fillon më 25 gusht

 Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot ka miratuar buxhetin për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme.

Anëtarët e KQZ-së kërkuan nga Qeveria në dorëheqje 5 milionë e 698 mije euro për organizimin e zgjedhjeve.

Kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se do të dërgojnë sot kërkesën për mjetet buxhetor, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk ka para nuk mund të vazhdohet puna e këtij institucioni për zgjedhjet.

Enis Halimi, kryeshef në KQZ, tha se pa buxhet nuk mund të fillohet asnjë procedurë në përgatitjen e zgjedhjeve që kanë mbetur 42 ditë prej sot.

Ndryshe, fushata zgjedhore fillon më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 6 tetor.

Mblidhet KQZ-ja pas shpalljes së datës së zgjedhjeve 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje pas shpalljes së Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat