Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetar i partisë së sapoformuar PEK, Mialim Zeka, ka komentuar deklaratën e liderit të PSD-së, i cili tha se krahu i duhet të shkojë në opozitë.
“Qe pse nuk duhet ta votoni Shpend Ahmetin dhe ata qw u bashkuan me tw?! Lexoni kwtw deklarate, edhe hajde e besoni çka flet ky njeri?!!! Po Ramushi dhe AAK eja nuk qenkan krahu u luftës?!!! O popull, mos e ha rrenën more...”, shkruan Zeka.
Kryetari i PSD-së ka folur për koalicionin me AAK-në duke cekur se koalicioni nuk nënkupton që janë shkrirë në AAK.
Tutje ai vlerëson se partitë që udhëheqen nga krahu i luftës duhet të shkojnë në opozitë.
“Ne nuk jemi shkri në Aleancë, ne kemi bërë koalicion. Unë nuk e quaj koalicion të çdutshëm por koalicion komplementar. Ju kujtoj se në çdo qeveri të pasflutës nuk kemi pas asnjëherë ndonjë parti që nuk ka qenë e krahut të luftës. A do të thotë kjo që do t’I kemi përgjithmonë, jo. Po ndodh një tranzicion momentalisht.”, përfundoi Ahmeti.