Haki Abazi krahason Kadri Veselin me Pablo Escobarin - Bota Sot
Haki Abazi krahason Kadri Veselin me Pablo Escobarin

Aktuale

Haki Abazi krahason Kadri Veselin me Pablo Escobarin

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 15:35
Haki Abazi

Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi përmes një postimi i është përgjigjur Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli rreth nismës së këtij të fundit për nënshkrimin e paktit kundër korrupsionit nga partitë politike.

Kreu i PDK-së sot në një konferencë për media i ka ftuar të gjithë liderët e partive që të nënshkruajnë paktin 10 pikësh kundër korrupsionit.

Haki Abazi i Vetëvendosjes përmes Facebookut ka ironizur me këtë nismë të Veselit, duke e krahasuar atë me nismën e narko dilerit të famshëm Pablo Escobar, sikur t’i propozonte Qeverisë së Kolumbisë marrëveshje për luftë kundër narkomafisë.

“Pablo Escobar e kishte në plan të bëjë një marrëveshje kundër narkomafisë Colombiane, vetëm njëherë po pret në radhë për vulosjen e marrëveshjes së PRONTOs kundër korrupcionit. Nënshkrimi bëhet në zyre të vendit ne Ranilluk”, ka shkruar Abazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat