Zyrtari i VV-së: Kadri Veseli është baba i korrupsionit

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Kadri Veseli është baba i korrupsionit

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 18:41
Kadri Veseli

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, i ftuar në T7, ka debatuar me Avni Bytyçin, këshilltar i Kadri Veselit, rreth nismës së këtij të fundit për luftën kundër korrupsionit.

Zogiani ka thënë se nuk mund ta vjedhësh një popull për vite të tëra, dhe pastaj të kthehesh e ta luftosh korrupsionin.

“Duhet me pas turp përnjëmend”, ka thënë Zogiani.

Ndërkohë kur Bytyçi ia ka përmendur nënshkrimin e “Paktit të Veselit”, në luftën kundër korrupsionit, Zogiani ka pyetur se me kë të nënshkruaj marrëveshje , duke  cilësuar Veselin si ‘babën e korrupsionit”

“ me kënd me nënshkrua marrëveshje, me babën e korrupsionit a ?” ka thënë Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat