Haxhi Shala: Fatmir Limaj, ndër kandidatët më të mirë për Kryeministër - Bota Sot
Haxhi Shala: Fatmir Limaj, ndër kandidatët më të mirë për Kryeministër

Aktuale

Haxhi Shala: Fatmir Limaj, ndër kandidatët më të mirë për Kryeministër

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 23:59
Haxhi Shala

Haxhi Shala nga koalicioni Nisma-AKR-PD, ka thënë se nuk e di renditjen e listës me 110 kandidatë për deputetë, përveç prijësit të saj.

“Renditja e numrave është pjesë teknike. Kam qenë në terren deri tash dhe nuk e di. Sipas marrëveshjes listës do t’i prijë Fatmir Limaj”.

Ai në Analiza Zgjedhore nuk ka treguar as për vete se me cilin numër do të garojë në zgjedhje.

“Ne si koalicion kemi besuar që qytetarët duhet t’iu ofrohet një kandidaturë me vlera. Besoj se Fatmir Limaj është kandidatura më e mirë, por në fund për këtë do të vendosin qytetarët”.

“Elektorati e ka pritur mirë kandidaturën e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...