IKD: Dështoi mbrojtja e buxhetit të Kosovës nga veteranët e rrejshëm

Aktuale

IKD: Dështoi mbrojtja e buxhetit të Kosovës nga veteranët e rrejshëm

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 10:20
Prezantimi

(E plotësuar) - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Drejtësia ‘amniston’ veteranët e rrejshëm, dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës: Analizë e aktakuzave, proceseve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e veteranëve të rrejshëm”.

Me këtë rast, u tha se sistemi i drejtësisë nuk ka përmbushur obligimet ligjore në rastin e “veteranëve” dhe se trajtimi i rasteve të tilla po bëhet në formë shablloni.

Nga IKD, Hyrije Mehmeti tha se prokurorët dhe gjykatësit kanë dështuar të mbrojnë interesin publik, buxhetin e Kosovës nga veteranët e rrejshëm.

Ndërkaq, Gzim Shala i renditi të gjitha arsyet se pse prokurorët do të duhej të ishin më efikas nw këtë drejtim dhe formën si do të duhej të veprohej.

Sipas tij, edhe Gjykata Themelore në Pejë ka marrë disa aktgjykime, por pa kompensim.

“Prokurori shtetit, Gjykata Themelore e Pejës kanë dështuar në mbrojtën e buxhetit të shtetit sa i përket lëndës veteranët e rrejshëm”, tha ai.

Kurse, Driton Nocaj i drejtoi institucioneve disa rekomandime të IKD-së.

“Prokurorët e Shtetit të kuptojnë drejt misionin e tyre përballë mbrojtjes së interesit publik dhe jo vetëm që të jetë tendenca e vetme të jetë shpallja fajtor e personave të akuzuar”, tha ai.

Ky raport është bërë në përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan.

IKD publikon raportin Drejtësia ‘amniston’ veteranët e rrejshëm (Drejtpërdrejt)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan po publikon raportin “Drejtësia ‘amniston’ veteranët e rrejshëm, dëmton Buxhetin e Republikës së Kosovës”.

Analizë e aktakuzave, proceseve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e veteranëve të rrejshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat