Haziri: Albini nuk mund të qeverisë me Kosovën as edhe një javë, thjesht nuk di - Bota Sot
Haziri: Albini nuk mund të qeverisë me Kosovën as edhe një javë, thjesht nuk di

Aktuale

Haziri: Albini nuk mund të qeverisë me Kosovën as edhe një javë, thjesht nuk di

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 23:33
Lutfi Haziri

Fjalët në titull më lartë janë fjalë të Lufti Hazirit. Ai sonte ishte mysafir në emisionin Pressing, ku si çdo herë që ndodhë, i pari i Gjilanit ka dhënë deklarata të forta të përshkuara me një sens të një politikani të rryer, raporton Bota sot.

Ai ka folur edhe për gjendjen në institucionet shtetërore dhe ka thënë se atje janë punësuar njerëz me lista. Ata njerëz as kanë zyre e as karriga ku të ulen.

Në pyetjen e gazetarëve se cili do të jetë më i suksesshëm si kryeministër, Vjosa Osmani apo Albin Kurti, ai ka thënë prerë se Vjosa Osmani është ajo që di dhe mundet ta menaxhojë situatën më mirë se Albin Kurti.

Në një rast, Lutfi Haziri tha: “Flas me garanci, Albin Kurti nuk do të mund ta menaxhojë qeverinë as për tri javë…”

“Mos harroni, LDK-ja me komuna i ka mbi 210 mijë vota në Kosovë” ka thënë në një rast tjetër Lutfi Haziri…!

Sa i përket Gjilanit, unë nuk kam pranuar PDK-në për partner asnjëherë, ndërsa për Vetëvendosjen ju garantoj se kurrë nuk do ta afrojë për koalicion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...