Vuçiq ia tërheq vërejtjen opinionit në Serbi: Mos të presim shumë nga Zemani - Bota Sot
Vuçiq ia tërheq vërejtjen opinionit në Serbi: Mos të presim shumë nga Zemani

Aktuale

Vuçiq ia tërheq vërejtjen opinionit në Serbi: Mos të presim shumë nga Zemani

Nga: F. B. Më: 12 shtator 2019 Në ora: 15:09
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk duhet pasur shumë pritje se Çekia mundet aq lehtë të ndryshoj qëndrimin e saj rreth pranimit të Kosovës, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

"Ne do donim atë, por mendoj se nuk është real ", ka thënë ai para gazetarëve në Vatikan, duke komentuar deklaratën e kryeministrit çek Andrej Babish që ka thënë se është i gatshëm që me Zeman dhe përfaqësuesit e institucioneve tjera të bisedoj rreth tërheqjes së njohjes së Kosovës.

" Mos të ngritën pritje të mëdha të populli ynë. Faleminderit pafund miqve çek, e di sa e duan dhe respektojnë Serbinë, por mos të krijojmë diçka nga Zeman dhe kur nuk arrihet ai vendim të e konsiderojmë armik, që nuk ka qenë i gatshëm të bëjë atë “, ka tërhequr vërejtjen Vuçiq.

Ai theksoi se e di se çekët respektojnë dhe duan Serbinë, se janë miq të sinqertë, por shtetet nuk mund të bëjnë gjëra të tilla lehtë, posaçërisht kur janë në bllok të caktuar, andaj nuk duhet të pritet shumë.

Si dihet presidenti çek Zeman në vizitën tri ditore në Serbi ka paralajmëruar se në muajin tjetër do ketë takim të krerëve institucional në Pragë ku do të trajtohet tërheqja e njohjes së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...