Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Lahi Brahimaj me bashkëpunëtor kishin tubime në fshatrat e Hasit.
Në një postim në Facebook, Brahimaj ka theksuar se në fshatrat Demjan, Gerqin dhe Lipovec morën mbështetje të fuqishme.
Ja postimi i tij:
Hasi po i qëndron besnik përkrahjes së AAK-së dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Edhe në këto anë e gjenë fuqishëm vizionin 100% shtet, kjo u konfirmua në takimet që kishim me nëndegët Demjan, Gerqin, Lipovec.
Kosova 100% e sigurtë në rrugëtimin e saj për shtet me dinjitet.
#LahiBrahimaj61