Veseli premton zgjidhjen e çështjes së fletëve poseduese për pronat e qytetarëve

Aktuale

Veseli premton zgjidhjen e çështjes së fletëve poseduese për pronat e qytetarëve

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 12:04
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kritikuar institucionet përkatëse që sipas tij nuk kanë qenë të aftë të bëjnë planifikime urbane dhe i kanë lënë 350 mijë kosovarë pa fletë poseduese për pronat e tyre.

Veseli që njëherësh është edhe kandidat për kryeministër,  përmes një statusi në Facebook, ka premtuar se këtë problem ai do ta zgjidhë brenda dy vjetësh.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Vizitova banorë të lagjeve Mati dhe Kodra e Trimave të cilët nuk kanë ende tituj ligjorë pronësie për pronën e tyre. Si ta janë 350 000 mijë në Kosovë që nuk kanë fletë poseduese duke mbajtur kështu jashtë qarkullimit të ekonomisë pothuaj 10 miliardë euro kapital të bllokuar. Kjo situatë duhet të marrë fund dhe këta qytetarë duhet ta gëzojnë pronën tyre për të cilën kanë derdhur mund e djersë”.

“Mijëra qytetarë janë detyruar të ndërtojnë shtëpinë e tyre pa marrë leje sepse institucionet përkatëse nuk kanë qenë të afta që të bëjnë planifikime urbane e ofrojnë shërbime në përputhje me kërkesën e madhe në rritje për strehim. Mijëra të tjerë kanë blerë banesa në ndërtime të larta të ligjshme, paguajnë tatimin në pronë dhe ende prej vitesh nuk u është dhënë fleta poseduese prej burokratëve të papërgjegjshëm”.

“Prandaj brenda dy vjetësh nëpërmjet legalizimit të përshpejtuar të gjithë këta qytetarë do kenë titullin ligjor të pronës së tyre nëse ajo nuk cenon interesin apo pronën publike. Miliarda euro do të zhbllokohen ligjërisht e do mund të bëhen pjesë e ekonomisë sonë duke hapur dhjetëra mijëra vende pune e duke ndërtuar një të ardhme më të mirë ekonomike për Kosovën”, ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat