Pacolli merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB, për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Aktuale

Pacolli merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB, për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Nga: A.SH Më: 21 shtator 2019 Në ora: 23:07
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook ka se ka arritur në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB.

“Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe me të integruar”, ka shkruar Pacolli.

Shkrimi i plotë:

Sapo arrita në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB. Ditëve të ardhshme do të zhvilloj takime të rëndësishme me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto vende dhe për të forcuar poziten ndërkombëtare të Kosovës. Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe me të integruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat