Armendi publikon foton e rrallë me kolonelin Tahir Zemaj në vitin 2002

Aktuale

Armendi publikon foton e rrallë me kolonelin Tahir Zemaj në vitin 2002

Nga: G.B Më: 25 shtator 2019 Në ora: 18:45
Armend dhe Tahir Zemaj

Kandidati për deputet nga LDK, Armend Zemaj, ka publikuar një foto të vitit 2002 nga fushata zgjedhore e partisë së tij, ku shihet bashkë me komandantin Kolonel Tahir Zemaj, përcjell Bota sot.

“Sot Kosova fillon epokën e re, të kthimit të besimit dhe dinjitetit. Beso”, ka shkruar Zemaj përbri fotos.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Tetor 2002, Prishtinë. (Fushata zgjedhore e LDK-ës).
Një ditë kujtimi për Komandantin e Brigadës 134 Kolonel Tahir Zemaj, Brigadës së parë operative të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
Sot Kosova fillon epoken e re, të kthimit të besimit dhe dinjitetit.
Beso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat