E zbulon Gani Mehmetaj: Rugovën e kërcënuan me zolla e armatim të rëndë nëse e viziton varrin e Adem Jasharit

Aktuale

E zbulon Gani Mehmetaj: Rugovën e kërcënuan me zolla e armatim të rëndë nëse e viziton varrin e Adem Jasharit

Nga: N.Sh Më: 26 shtator 2019 Në ora: 20:34
Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari

Shkrimtari dhe publicisti Gani Mehmetaj, thotë se presidentin Ibrahim Rugovën e kanë kërcënuar me luftë civile nëse e viziton varrin e Adem Jasharit.

Mehmetaj përmes një postimi në Facebook, pohon se, fushatat bëheshin ndryshe atëherë Ibrahim Rugovën e përcjellshin me xhipa, me automatik të shkurtër izraelit, e përcjellur edhe nga njësia speciale anti terror e policisë amerikane e gjermane në pancirë e pushkë.

Mehmetaj ka kujtuar edhe disa eksese që i kanë ndodhur Ibrahim Rugovës, njëri në Deçan e tjetri në Klinë.

“Por provokimi më i rëndë ishte kërcënimi që presidenti të mos shkonte të varri i Adem Jasharit. Kishin kërcënuar se po erdhi Rugova, do ta gjuanin me zolla e armatim të rëndë. Miqtë ndërkombëtarë e këshilluan Rugovën të mos shkonte dhe të mos i nxiste paramilitarët e Drenicës për gjakderdhje. Shtypi e televizionet e tyre kritikonin: pse Rugova nuk vjen të varri i Adem Jasharit?”, shkruan Mehmetaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë nga Gani Mehmetaj:

Image

Kur Rugovën e kërcënonin me luftë civile nëse e viziton varrin e Adem Jasharit!

Dy vjet radhazi u kam pri fushatave mediale te presidentit Rugova gjatë zgjedhjeve. Ishte koha kur i dilnin në prit, ia kurdisnin ndonjë kamionë të rëndë që barte beton (të ura e Prishtinës), provokonin ndeshje të rënda trafiku, ku fatbardhësisht nuk pati të vdekur .

Gati një muaji kam udhëtuar me xhipin presidencial, herë para, herë pas presidentit. Ndryshe bëheshin fushatat atëherë. Kur niseshim në terren, niseshim si në luftë, shqiptarët e përcjelljes presidenciale me automatik të shkurtër "uzi" izraelit, ndërsa njësitë speciale anti terror të policisë amerikane e gjermane në pancirë e pushkë speciale.

Patëm disa eksese. Në Deçan, ku presidenti do ta zbulonte shtatoren e Sali Çekut, një grup paramilitarësh vendës u afruan të provokonin. Njëri prej tyre i ra shqelm xhipit presidencial, kurse Llukmani, truproje, e nxori revolen dhe e dëboi paramilitarin provokues. U afruan pastaj të tjerët, ndërhynë ushtarët e KFOR-it.

Në Klinë po ashtu pati provokime të paramilitarëve vendës a të ardhur. Por provokimi më i rëndë ishte kërcënimi që presidenti të mos shkonte të varri i Adem Jasharit. Kishin kërcënuar se po erdhi Rugova, do ta gjuanin me zolla e armatim të rëndë. Miqtë ndërkombëtarë e këshilluan Rugovën të mos shkonte dhe të mos i nxiste paramilitarët e Drenicës për gjakderdhje. Shtypi e televizionet e tyre kritikonin: pse Rugova nuk vjen të varri i Adem Jasharit?

Ata e kishin pronësuara varrin e Adem Jasharit. Me emrin e tij e morën pushtetin, bënë pasuri, e zhvatën biznesin, e rrëmbyen pasurinë e shtetit. Ishin të gatshëm të nxisnin luftë civile që të mos lejonin që dikush tjetër t'ua merrte pushtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat